Kasami takohet me trashëgimtarin e Skëndërbeut, Loris Kastriot Skënderbeu i Dytë

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka zhvilluar takim me trashëgimtarin e Skenderbeut, Loris Kastriot Skenderbeu i dytë.

”Sot në hapësirat e Komunës së Tetovës, kryetari Bilall Kasami, zhvilloi një takim frymëzues me trashëgimtarin e Gjergj Kastriot Skëndërbeut, Loris Kastriot Skënderbeu i Dytë. Në këtë takim, u vendos theksi në mundësinë e përafrimit të komunitetit arbëresh që jeton në Itali me shqiptarët e të gjitha trojeve etnike. Bashkëpunimi dhe përqëndrimi i energjive janë thelbi për të forcuar lidhjet mes nesh si pjesë përbërëse e kombit tonë.

Tema e diskutimit u zgjerua edhe në mundësinë e bashkëpunimit në trashëgiminë kulturore të kombit tonë. Është koha që të përforcojmë lidhjet dhe të ndajmë vlerat tona kulturore në mënyrë që trashëgimia jonë të qëndrojë e pasur” – thuhet në postimin e komunës së Tetovës. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share