Kasami: “Social Cultural Space Tetova” duhet ti lëshoj hapësirat

KA ANKESA NGA QYTETARËT PËR PRISHJEN E RENDIT DHE QETËSISË

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami në pres konferencën e sotme për media ka reaguar ndaj pohimeve të “Social Cultural Space Tetova” për hapësirat e ish-Radio Tetovës. Sipas Kasamit  memorandumi i bashkëpunimit që është nënshkruar nga ana e komunës dhe shoqatës në fjalë nuk potencohet askund shfrytëzimi i hapësirave të objektit të ish Radio Tetovës. Ai theksoi se ka pasur edhe ankesa nga qytetarët për prishjen e rendit dhe qetësisë publike nga personat që punojnë në atë objekt.

“Memorandumin e bashkëpunimit që është nënshkruar nga ana e komunës dhe shoqatës në fjalë nuk potencohet askund shfrytëzimi i hapësirave të objektit të ish Radio Tetovës, dhe leje për shfrytëzim nuk mund të jep kryetari i komunës duke nënshkruar memorandume, por për dhënien në shfrytëzim të hapësirave publike kompetente është këshilli i komunës duke përfshirë edhe procedurat tjera ligjore. Duke llogaritur në ankesat e drejtuara deri në komunën e Tetovës  nga qytetarë të cilët kanë paraqitur ankesa të shumta e që unë do t’i përmendi disa nga ato”:

1. Parkimi vend e pavend
2. Hudhja e mbeturinave përreth objektit dhe përgjatë rrugës
3. Muzika e zhurmshme deri në orët e hershme të mëngjesit
4. Konsumimi i tepërt i alkoolit në mënyrë të pakontrolluar dhe punë të tjera jo etike e veçanërisht për fëmijët e moshës së mitur, tha Kasami.

Kasami shtoi se mbetet në qëndrimin se shoqata e lartpërmendur duhet ta lirojë hapësirën dhe të aplikojë si gjithë të tjerët për shfrytëzimin e objektit në aktivitete të caktuara dhe këtë të drejtë nuk do ta kenë ekskluzivisht vetëm ata, por të njëjtën do ta ndajnë edhe me organizatat dhe shoqatat tjera që do të shprehin interes dhe nevojë për hapësirë e që komuna gjithsesi se do të jetë gjithnjë në shërbim të tyre.

 

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share