Kasami: Qytetarët të mos parkojnë veturat në vende ku nuk lejohet, le të shfrytëzojnë transportin publik

Komuna e Tetovës ka filluar aksionin për ndalimin e parkimit në vende joadekuate si dhe ka shkurtuar orarin e parkimit zonal.

Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, i ftoi qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të mos parkohen në mënyrë jo ligjore, si dhe i ftoi të shfrytëzojnë transportin publik.

“Bashkë me kryeshefin e SPB Tetovë dhe drejtorin e Parkingjeve kemi dalë të shohim se si kjo rrugë do të lirohet nga veturat e parkuara jashtë ligjit dhe të jetë në funksion të komunikacionit dhe qytetarëve. Në kuadër të marrëveshjes që kemi pasur me SPB Tetovë dhe drejtorinë e “Parkingjet” rrugët dhe bulevardet në të cilat është e ndaluar parkimi, qytetarët nuk do të mund të parkojnë veturat e tyre”.

“Parkimi zonal në këtë muaj do të jetë deri në ora 21. Lusim bashkëqytetarët dhe mërgimtarët të mos parkojnë veturat atyre ku është e ndaluar. Gjithashtu lusim qytetarët që jetojnë këtu të shfrytëzojnë transportin publik. Ky është ndër aksionet e para me SPB Tetovë, që tanimë kemi bashkëpunim të mirë dhe ditët e ardhshme do të jemi në koordinim të përditshëm për të qenë në shërbim të qytetarëve”, tha Kasami.

Kasami shtoi se vetëm në momentin kur do të dihet se sa parkingje i mungojnë qytetarët, atëherë do të nisin me ndërtimin e tyre.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share