Kasami për takimin e Ahmetit me ministrin e Kosovës: E kapi frika nga pritja masive e shqiptarëve në Tetovë

Bilall Kasami ka komentuar vizitën e ministrit të Traportit në Kosovë tek lideri i BDI-së Ali Ahmeti, duke e cilësuar si presion dhe frikë nga pritja madhështore e Kurtit në Shkup dhe Tetovë, përcjellë Klan M.

”Uroj për vizitën, gëzohem që rezultati i vizitës edhe pse mundohen përmes dënimeve të cilat i bëjnë ndaj komunës Tetovës dhe Cairit dhe kryetarëve nga këto dy komuna për një organizim fantastik, për organizim i të cilit sot Ahmeti takohet me ministrin e Transportit të Kosovës për projekt të rëndësishëm mes dy shteteve, urojm që qëllimi të jetë i sinqertë edhe pse dyshoj se BDI e ka në prioritet të saj dhe ka kapacitet që këtë rrugë ta shtyjë përpara” – tha Bilall Kasami.

Në pyetjen se a ka gisht Ali Ahmeti, për thirrjen në polici të Kasamit, ai u përgjigj se Ahmeti kishte frikë nga pritja masive e shqiptarëve ndaj Kurtit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

”Ali Ahmeti është pjesë e Qeverisë dhe ai e di se janë organizuar gjithmonë tubime partiake, me po të njejtë ikonografi dhe askujt nuk i ka shkuar ndërmend të thirret në polici. Por Ali Ahmeti u frikësua nga përgjigja masive e shqiptarëve të Maqedonisë në Tetovë me pritjen e Albin Kurtit dhe si duket po i numëron ditët e fundit në Qeveri” – tha mes tjerash Kasami. /KlanMcedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share