Kasami: Për herë të parë bëhet bashkimi i opozitës shqiptare

“VOTUESIT MË SHUMË DO TA VLERËSOJNË NËSE ASH I BASHKOHET FRONTIT OPOZITAR”

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami shprehet i bindur se koalicioni opozitar shqiptar do të arrijë të sjellë ndryshimin në skenën politike në vend, pasi sipas tij, për herë të parë ndodh bashkimi i opozitës shqiptare, që sipas tij, në disa cikle zgjedhore ka pasur më shumë vota se BDI, por garimi veç e veç i ka sjellë, sipas tij, fitoret e njëpasnjëshme BDI-së. Sipas tij, tashmë nuk ka rëndësi se kush ka qenë fajtor për mobashkimin e opozitës më herët, por është koha që partitë të shohin përpara, për ta çuar në vend, sipas tij, kërkesën e votuesit shqiptar për ndryshim.

“Se kush është fajtor, le të vlerësojë vet qytetari. Më shumë se të gjejmë fajtorin, ne po ofrojmë zgjidhjen. Dhe prandaj sot ASH është pjesë e qeverisë, e shpëtoi në momentet kritike qeverinë dhe po vazhdon të jetë, mos them patericë, por shpëtimtar i kësaj qeverie dhe BDI-së… Ne e thirrim dhe i themi ‘mjaft më është shpëtimtare e BDI-së’. Le të kthehet aty ku i ka marrë votat në zgjedhjet e fundit. Pra, votat i ka marrë me narrativin kundër BDI-së, me narrativin e rrotacionit politik e jo që në momente të caktuara kur më së shumti i duhet BDI-së, ajo të jetë pjesë e qeverisë dhe të shpëtojë BDI-në”, tha Bilall Kasami.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Kasami gjatë emisionit Klan Debat tha se, ka ardhur koha që në vend të krijohen dy blloqe politike shqiptare, ku qytetarët do të zgjedhin nëse duan ta përkrahin qeverinë apo duan ndryshimin me opozitën e bashkuar. Sipas tij, votuesit më shumë do ta vlerësojnë nëse ASH do të zgjedhë t’i bashkohet frontit opozitar se sa të garojë e vetme.

“Nëse do të dalë vetëm, besoj se do të jetë një debakël, ashtu si ndodhi në këshillin komunal të Tetovës. Pra, doli edhe pse para asaj kishte dy këshilltarë, pastaj mbeti me asnjë këshilltar”, tha Bilall Kasami.

Ai foli edhe për zgjedhjet presidenciale, duke thënë se fronti opozitar do të garojë në këto zgjedhje me kandidatë të vetin i cili sipas tij, duhet të jetë i pranueshëm për të gjithë shqiptarët./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share