Kasami nga Gostivari: BDI po e ndjen humbjen!

Kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami në tubimin qendror të koalicionit VLEN në Gostivar ka deklaruar se qytetarët nuk do ta harroi asnjëherë keqqeverisjen 22 vjeçare të BDI-së.

Më tej Kasami ka thënë se ata po e ndjejnë humbjen e pushtetit dhe për atë arsye jane tërbuar.

“22 vjeçarin e keqqeverisjes nuk do ta harrojmë asnjëherë, sepse drejtësia duhet të veprojë. Drejtësia duhet të hetojë dhe dënojë inkriminimet pushtetare në institucionet qeveritare. Për shkak të krimeve që kanë bërë, tani që e ndjejnë se e humbin pushtetin, ata janë tërbuar. Nga njëra anë çdo ministër dhe drejtor i tyre bën presion ndaj qytetarëve.

E nga ana tjetër, i keqpërdorin policët duke i detyruar që të marrin pjesë nëpër tubime të BDI-së, të mbjellin frikë tek qytetarët, të kërcënojnë qytetarët nëpër telefona, vetëm për ti bindur të votojnë për BDI-në. Por u dërgoj të fala nga këtu, se nuk u trembemi, siç nuk u jemi trembur regjimit të Millosheviqit, nuk i trembemi as piunëve të Vuçiqit.

Por iu them nga këtu, se duhet ta dinë se 8 maji është afër, e se do të përgjigjen për çdo veprim anti ligjor dhe kundër qytetarëve. Burgu është edhe për burra, por edhe për kriminelë. Krimi nuk bën pa u ndëshkuar e dënuar, sepse në të kundërtën përsëritet. Ashtu dhe duhet të veprojë shteti i së drejtës, që është njëra ndër pikat tona të forta programore”, deklaroi Kasami.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share