Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall kasami sot mbajti konferencë për shtyp në njërin prej bulevardeve të qytetit, ndërsa gjatë fjalimit e kritikoi policinë se nuk bashkëpunon me komunën dhe prandaj ka tollovi në komunikacion nëpër rrugët më të mëdha të qytetit. Sipas Kasamit, për shkak të parkimit jo të drejtë në rrugë, parkingjet mbeten të zbrazëta.
“Ajo që është më problematike në të gjithë këtë situatë është se parkingjet zyrtare të cilat menaxhohen nga Komuna e Tetovës janë të bllokuara edhe nuk mund të shfrytëzohen nga qytetarët, vend stacionet e transportit publik janë të bllokuara dhe në pjesën më të madhe autobusët e transportit publik detyrohen që në rrugë të ndalin të marrin dhe të zbresin udhëtarët, edhe vendet ku janë kontenjerët janë të bllokuar dhe kamionët në pjesën më të madhe janë të penguar që të kryejnë detyrat e tyre ashtu siç duhet”, tha Bilall Kasami./KlanMacedonia