Kasami: Mos i fshihni fajtorët kryesorë për rastin e Spitalit Modular në Tetovë!

Ministri Lloga takon Joveskin, nesër pret edhe prokurorin Islam Abazi

Të vdekurit në spitalin modular në Tetovë dhe familjarët e tyre u vranë trefish nga padrejtësitë dhe vendimet skandaloze të këtij sistemi i cili vetëm drejtësi nuk solli asnjëherë! Mesazhi, sic njofton KlanM, vjen nga Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, I cili u shpreh i prerë se porositësi i këtij spitali modular është Qeveria gjegjësisht Ministria e Shëndetësisë në krye me Venko Filipçen dhe ndërtuesi i proektit është kompania BRAKO e ish-Zv/ Kryeministrit Angjushev.

“Pyesim publikisht prokurorët e këtij rasti në krye me ish kryeprokurorin e parë JOVESKI dhe pasuesen e tij JOSIVOFSKA, se pse asnjëherë gjatë gjykimit të këtij rasti nuk u morrën për bazë raportet e kontatimeve nga ana e Ekipit të Forenzikës Gjermane dhe njëkohësisht të Inxhinierit Elektrik ku qartësisht në raportet e tyre i nxjerin fajtorët e vërtetë dhe kryesorë të kësaj tragjedie e cila është kompania e ish zv kryeministrit Angjushev për punën jo adekuate të kryer sipas specifikacioneve tenderuese të spitalit modular në fjalë”, thotë Bilall Kasami.

Ndërkaq, Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, sot realizoi takim me Prokurorin Publik Shtetëror, Ljubomir Joveski. Sic thuhet në një komunikatë nga Ministria e Drejtësisë, në takim është biseduar për rrjedhën e procedurave të udhëhequr nga Prokuroria Themelore Publike në Tetovë dhe Prokuroria Themelore Publike për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit lidhur me zjarrin në spitalin modular në Tetovë.

Lidhur me rastin e spitalit modular në Tetovë, sic percjell KlanM, Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, gjatë ditës së nesërme do të takohet edhe me kreun e Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Islam Abazi./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share