Kreu i komunës së Tetovës, Bilall Kasami sot ka pritur kryetarin e Kuvendit të Turqisë, Mustafa Shentop. Kasami thotë se mes tjerash është biseduar për investime turke në Tetovë.
“Kënaqësi të mirëpres në Tetovë mikun e popullit shqiptar, kryekuvendarin e Turqisë Mustafa Şentop. Gjatë bisedës sonë shumëdimensionale diskutuam edhe për investimet e shtetit turk në Tetovë. Marrëdhënia jonë është e një rëndësie të veçantë, prandaj vizioni ynë i përbashkët është thellimi i bashkëpunimit në nivel lokal!”, tha mes tjerash Kasami.