Kasami: Kemi ulur borxhin e komunës për tre milionë euro

NË VËSHTIRËSI PËRBALLET  NPK “TETOVA”

Si rrjedhojë e pagesave të taksave nga ana e qytetarëve Komuna e Tetovës ka ulur borxhin e kësaj komune mbi tre milionë euro. Kreu i kësaj Komune Bilall Kasami në një paraqitje për media njoftoi se në emër të kamatave të dënimit përmbaruesit gjatë këtij viti nga komuna janë zhvatur afërsisht 1 milion euro.

“Shkollat të cilat i gjetëm me afro 80 mijë euro borxhe, tashmë janë krejtësisht të shlyera dhe funksionojnë në kuadër të normalitetit.

Ndërmarjen Komunale Parkingu i qytetit, përveç borxhit që publikuam, e gjetëm edhe me rroga të pashlyera ndaj punëtorëve me vlerë prej mbi 50 mijë euro, të cilët i pastruam dhe tani punëtorët e parkingut i marin rrogat në kohë. Të hyrat vetanake të komunës (tatimi në pronë, tatimi në shitblerje të pronës si dhe taksat e tjera komunale) për vetëm 10 muaj janë realizuar gati 120 % (160 milon denarë nga 135 milion denarë të planifikuara). Për një vit nga ardhja jonë në krye të komunës kemi realizuar të hyra vetanake në vlerë prej më shumë se 200 milion denarë, gati 85 milion më shumë se sa ka realizuar udhëheqësia paraprake për të njëjten periudhë kohore”tha Bilal Kasami kreu i Komunës së Tetovës.

Situata më e vështirë paraqitet Ndërmarjen Publike Komunale Tetova ku punëtorët ende përballën me vonesa të pagave.

“Për t’u përballur me këto probleme ne kemi vendosur për një riorganizim të plotë të ndërmarrjes, për të cilën kemi plan afatshkurtër si dhe një plan afatgjatë, me të cilat presim që më në fund kjo ndërmarrje të vazhdoj të funksionojë në mënyrë efikase dhe pa problem në shërbim të qytetarëve”, deklaroi Bilal Kasami kryetar i Komunës së Tetovës.

Kasami njoftoi se janë shlyer mbi tre milionë euro nga borxhi i komunës i cili ishte 14 milionë euro. Ndërkaq, për mos realizimin e projekteve tjera të planifikuara, gishtin drejtoi tek pushteti qendror për presion i cili, sipas tij,  edhe tani vazhdon./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share