Kasami, Gashi dhe Mexhiti bashkojnë forcat për zgjedhjet e ardhshme!

“LIDHJA EVROPIANE PËR NDRYSHIM” NUK DO TË KOALICIONOJË ME VMRO-DPMNE-në

Në Çarshi të Vjetër të Shkupit së pari kryetari i Alternativës Afrim Gashi erdhi me aktivistët e tij.

“Edhe pse jemi 5 nëntor, në kohë kur po e shpallim koalicionin lindi dielli dhe ky është një sinjal i mirë”  – tha Gashi.

Menjëherë pas tij erdhi Bilall Kasami kryetari i Lëvizjes Besa me mbështetësit e tij.

Dhe në fund erdhi Izet Mexhiti me simpantizanët e tij.

Të tre kryetarët promovuan koalicionin e përbashkët shqiptarë “Lidhja evropiane për ndryshim” dhe së bashku do të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme me lista të përbashkëta dhe do të kenë kandidat të përbashkët për president.

Por a është e gatshme kjo lidhje të koalicionojë me VMRO-DPMNE-në?

“Partneri strategjik i opozitës shqiptare do të jetë votuesi shqiptar dhe shqiptarët. VMRO jo? Nuk kemi partner strategjik në kampin maqedonas. Ne pretendojmë që të jemi fitues dhe si fitues ti përfaqësojmë shqiptarët në Qeverinë e ardhëshme” – tha Izet Mexhiti.

Kryetari i Lëvizjes Besa Billal Kasami tha se lidershipi i Aleancës ka qëndrime kontradiktore ndërsa ftoi votuesit e ASH-së t’i bashkangjiten frontit opozitar.

“Sa i përket Aleancës duke i marrë parasysh qëndrimet kontradiktore ne i bëjmë ftesë votuesit të Aleancës çdo anëtari të Aleancës për Shqiptarët që e do ndryshimin që e do të mirën e shqiptarëve të jetë këndej kurse lidershipi i Aleancës po tregon se janë andej” – tha Bilall Kasami.

Kryetari i Alternativës tha se është pro mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale

“Në qoftë se na bëjnë ftesë do të marrim pjesë, por ende nuk na kanë ftuar. Qëndrimi jonë është se zgjedhje duhet të ketë sa më shpjetë të jetë e mundur. Ndërsa më mirë do të ishte që të jenë bashkë me ato presidenciale”  Afrim Gashi.

Lidhja Evropiane për ndryshim ftoi partitë tjera, OJQ-të dhe personat apartiak t`i bashkohen frontit të opozitës shqiptare. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share