Kasami: Borxhi i Komunës së Tetovës për dy vite ulet për 6 milionë euro!

Borxhi i komunës së Tetovës, për dy vite qeverisje ka shënuar ulje nga 14 milion euro në 8 milion euro dhe kjo si rezultat i menaxhimit të mirë. Këtë e ka thënë kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami, gjatë një takimi me gazetarë.

“Transparenca, llogaridhënia, përgjegjësia janë zotimet tona dhe për këtë shkak sot realizova brifing me gazetarët për të sqaruar gjendjen financiare dhe borxhin e komunës së Tetovës. Kjo është mënyra më e mirë e bashkëpunimit me gazetarët dhe qytetarët për të ardhur deri tek e vërteta. Borxhi i komunës së Tetovës, për dy vite qeverisje ka shënuar ulje drastike nga 14 milion euro në 8 milion euro, dhe kjo si rezultat i menaxhimit tonë të mire” – ka shkruar Bilall Kasami në Facebook.

Kasami ka sqaruar edhe çështjen e pagesës së borxhit përmes fletëobligacionit me qeverinë dhe ministrinë e financave. Sipas tij, qeveria nuk ia ka falur ato mjete komunës së Tetovës, por komuna për dhjetë vite me rradhë do të duhet çdo vit të paguajë nga 400 mijë euro qeverisë e cila më pas do të bëjë pagesën e borxhit kompanisë./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share