Kasa-Livoreka: Tifozët e kombëtares shqiptare e ngjyrosën Europën kuq e zi, me shpirt të lartë dhe kulturë

Ekipi kombëtar i futbollit të Shqipërisë ka bërë përsëri një ndikim në kampionatin Europian, duke konkurruar kundër ekipeve që janë rregullisht pjesë e këtij turneu prestigjioz. Nexhat Kasa, ish-refer, i ftuar në emisionin Euro Klan shprehu krenarinë e tij për performancën e ekipit, duke vënë në dukje se kjo është vetëm paraqitja e dytë e Shqipërisë, megjithatë ata kanë demonstruar një nivel të lartë të qytetërimit.

“Na bëri krenar ekipi i kombëtares sepse jemi në një grup ku kto ekipe janë pothuajse çdo herë, dhe vite me rradhë në Europian, nërsa ne jemi për herë të dytë dhe për herë të dytë i kemi treguar dhe Europës një civiliz të lartë, dhe Gjermania u bë kuq e zi. Nuk ka pasur incidente, dhe kemi qenë të lumtur të dy palët së bashku me italianët. Ku nuk ka pasur sulme ndaj tifozëve”, tha Kasa.

Muzafer Livoreka, ish-futbollist, ndau përvojën e tij emocionale në Dortmund, ku ai dëshmoi një manifestim patriotik të kulturës dhe unitetit. Ndryshe nga stereotipet e vjetruara që shoqërohen me shqiptarët, tifozët i treguan botës natyrën e tyre të kulturuar përmes ndërveprimeve miqësore dhe festimeve të përbashkta me tifozët italian.

“Unë kam qenë shumë i emocionuar në Dortmund, në aspektin patriotik që unë jam pjesë e atij manifestimi. Më në fund u tregua se shqiptarët nuk fshihen vetëm tek etiketa drogë, por ne treguam atë dit që jemi popull i kulturuar, duke parë edhe gjithë ato shqiptar që kishin ardhur ta ndjekin ndeshjen. Ishte një ndeshje miqësore ku italianët dhe shqiptarët festonin bashkë, dhe nuk ka pasur aksident.
Të gjitëh nëpër restorantet e tyra kishin vendosur vetëm muzikë shqip patriotike.
U tregua një civilizim i madh, dhe ka filluar të zbehet ajo etiketa e vjetër. Në një manifestim ku kishte vetëm 2 apo 3 mij italian dhe 50 mij shqiptarë brenda, si dhe 10 mijë jashtë, kjo tregonte se shqiptarët vlejnë, dhe besoj se pas këtij kampionati vendet do të na respektojnë më shumë”, tha Libareka./tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share