Karriget “fluturojnë” mbi koka gjatë një tubimi politik

Militantët e dy partive kundërshtare përleshen me njëri-tjetrin

Mund të ishte një skenë perfekte për një film, por në fakt është një incident i ndodhur gjatë një tubimi politik në Venezuelë. Mbështetësit pro-qeveritarë dhe ata të opozitës janë përleshur me njëri-tjetrin në një gjimnaz në qytetin Maracaibo.

Videot e mediave sociale të cilat kanë bërë xhiron e rrjetit  tregojnë militantët të cilët hedhin karrige me dhunë ndaj njëri-tjetrit ndërsa të tjerë ia mbathnin nga frika teksa karriget u fluturojnë mbi kokë.

Sipas asaj që raportojnë mediat lokale, lufta e ashpër mes personave me bindje të ndryshme politike filloi përpara një vizite të liderit të opozitës Juan Guaido.

Menjëherë pas incidentit, banorët morën karriget për t’i larguar ato nga gjimnazi.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share