Mbappe nuk do të marrë pjesë në ceremoni
Karim Bezema është mjaft pranë fitimit të çmimit prestigjoz Topi i Artë. Këtë ide e përforcon një lajm i Le Parisien që raporton se sulmuesi i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappé po mendon të mos marrë pjesë në ceremoninë e Topit të Artë që do të mbahet të hënën në mbrëmje.
Mbappe mund të mos jetë as në top pesëshen, sipas mediave spanjolle. Thuhet se vendimin e ka marrë për të mos qenë i pranishëm, por ende nuk e ka bërë publik.
Karim Benzema është favoriti absolut për t’u bërë francezi i parë fitues i Topit të Artë që nga Zinédine Zidane në 1998.
Mbappe, i cili u rendit në vendin e 9-të vitin e kaluar, në një intervistë për France Football kishte deklaruar më parë se besonte se Benzema ishte fituesi i denjë këtë vit. Ai shtoi se në renditjen finale në podium do të jetë edhe Sadio Mané i Bayern Munich.
Cristiano Ronaldo pritet të jetë në ceremoni për të respektuar Benzema. Messi ndërkohë nuk do të jetë i pranishëm duke qenë se nuk është përfshirë në listën e 30 finalistëve.
Tv Klan