Morën pjesë 458 garues nga vendi dhe rajoni
Në organizim të klubit të karatesë “Drini”, në Strugw u mbajt edicioni i 18-të Turneu ndërkombëtar i karatesë “Struga Open 2023” ku morën pjesë garues nga katër vende të rajonit.
Në edicionin e 18-të me radhë Turneu ndërkombëtar i karatesë “Struga Open 2018” morën pjesë 458 garues nga 43 klube të Maqedonisë Veriut, Shqipërisë, Kosovës dhe Mali i Zi. Kryetari i klubit të karatesë “Drini” , Alim Haredini nuk hezitoi të drejtojë akuza në adresë të Komunës së Strugës për mungesën e përkrahjes institucionale të këtij turneu.
“Ky vit ishte pak më i vështirë nga vitet tjera për të organizuar pasi ka disa vite që komuna e Strugës është e shurdhur për aktivitet sportive kur bëhet fjalë për klubet tona. Ata sigurisht janë me problemet e tyre më të mëdha. Siç e dini të gjithë ne duam që ti zgjedhin sa më shpejt ato probleme dhe ti kthejnë sytë nga fëmijët tanë. Sot kemi mysafirë nga Kosova , Mali Zi, Shqipëria dhe klubet tona të cilët i falënderoj nga zemra që kanë ardhur për të na nderuar në këtë aktivitetin tonë”, tha Alim Ajredini, kryetar i KK Drini.
Organizatori i turneut nderoi me kupa ekipet me më shumë garues KK “Sharri” nga Ferizaji dhe “SanSai” nga Kavadari. Për dallim nga edicionet e mëparshme organizatori nderoi gazetarët të cilët kanë afirmuar sportin e karatesë dhe klubit “Drini”. Mirënjohje e veçantë iu nda gazetarit të Televizionit Kombëtar Klan Maqedoni, Shaban Sinani./KlanMacedonia