Tashmë që temperaturat janë rritur, shkrirja e borës në Mbretërinë e Bashkuar ka ngritur shqetësimin për përmbytje në disa zona.
Pas disa javësh me temperatura nën 0, njerëzve u është njoftuar se nga dita e sotme një ajër më i butë vjen nga Atlantiku por që ky ndryshim drastik i motit mund të shkaktojë përmbytje të mëdha në gjithë vendin.
The Mirror shkruan se paralajmërimet për shi të rrëmbyeshëm janë dhënë gjithashtu nga Zyra e Meteorologjisë për sot dhe ditën e nesërme, si dhe ndërprerje të mundshme të energjisë si rezultat. Në Ditën e Krishtlindjes, u njoftua se do të ketë kushte të ndryshme moti në veri dhe jug të Anglisë.
Paralajmërimet për përmbytje janë dhënë për këto zona në Mbretërinë e Bashkuar:
Alfriston
Hellingly dhe Horsbridge
Lower Frome nga Dorchester në East Stoke
Lower Frome nga East Stroke në Wareham
Mock Bridge, afër Shermanbury në lumin Adur
River Avon nga Didworthy në Aveton Gifford
River Axe nga Axminster në Axmouth
River Axe (Upper) nga Winsham në Axminster, duke përfshirë Chard Junction dhe Weycroft
Lumi Parrett (i sipërm) nga South Perrott në Thorney
River Wriggle në Chetnole
Upper Frome nga Maiden Newton në Dorchester
West End Habour./tvklan.al