Kapja e shtetit/ BDI: Mickoski, përse keni harruar të ndiqni akuzat për ministrat tuaj aktual?

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër, sic thuhet në reagim, kapjen sistematike të institucioneve të drejtësisë nga kjo qeveri dhe konformizmin e disa gjyqtarëve dhe prokurorëve që janë vënë në shërbim të politikës.

BDI përmes një reagimi I ka dërguar mesazhe Kryeministrit Mickoski. Në vend të përmirësimit të sundimit të ligjit, sipas BDI-së, Mickoski e ka shndërruar atë në një karikaturë të drejtësisë, kurse për vetëm gjashtë muaj, sic thuhet në reagim, minohen themelet e besimit qytetar duke futur një drejtësi selektive që shërben vetëm interesave politike të Mickoskit.

“Vendimi i djeshëm i Prokurorisë për të liruar ata që u shpallën fajtorë për përpjekjen për grusht shteti më 27 prill, për të parandaluar zgjedhjen e Kryetarit të parë shqiptar të Kuvendit, me pranimin publik të vetë prokurorëve se atje ka drejtësi selektive, nën presion politik dhe e gjithë kjo e bërë në një ditë feste me shpresën se do të kalojë pa u vërejtur nga bashkësia ndërkombëtare, është një pasqyrim i qartë i kësaj kapje” – thonë nga BDI.

Integristët, përmes komunikatës, I drejtohen edhe me disa pyetje Kryeministrit Mickoski. Spikasin akuzat në adresë të krerëve të VLEN-it, Izet Mexhitit dhe Arben Taravarit.

“Poashtu i drejtohemi Kryeministrit Mickoski: Çfarë ndodhi me “sheshin Tenderbeg,” siç e quante ai sheshin Skënderbeu për të cilin dikur akuzonte Izet Mexhitin? Çfarë ndodhi me hetimin për 30 ndërtesat që u ndërtuan si “Titanikë arkitektonikë,” por që u antidatuan kinse të ndërtuara në vitin 2011, kur ishte në fuqi ligji për legalizimin? Kryeministër, ku janë hetimet për ministrin e “vdekjes,” siç e quanit ju Arben Taravarin që kishte marrë sipas jush dhuratë dy shtëpi për t’u bërë ministër në qeverinë tonë?” – thonë nga BDI.

Bashkimi Demokratik për Integrim, do të vazhdojë të denoncojë dhe të luftojë, sic thuhet në reagim, këtë përpjekje të turpshme për të kapur shtetin dhe drejtësinë. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share