Kapen me heroinë, arrestohen dy persona nga Gostivari

Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme është arrestuar një 31-vjeçar nga Çegrani dhe një 69-vjeçar nga Vrapçishti i Gostivarit, pasi janë kapur me heroinë.

“Nëpunësit policorë të të SPB Tetovë dje (19-shtator), në Gradec të Gostivarit, kanë privuar nga liria 31-vjeçarin Sh.F. nga Çegrani i Gostivarit dhe V.S. (69) nga Vrapcishti i Gostivarit, për arsye se tek personi Sh.F. është gjetur dhe konfiskuar heroinë”, qëndron mes tjerash në njoftimin e SPB Tetovë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share