KAMPIONATI TURK I FUTBOLLIT
Organet e rendit të Turqisë kanë arrestuar 12 persona pas kaosit në ndeshjen e kampionatit turk Trabzonspor – Fenerbahçe.
“Kundër 12 personave që janë identifikuar deri tani janë inicuar procedura gjyqësore dhe administrative. Hetimet vazhdojnë” – ka shkruar nëpër rrjetet socilale Ministri i Brendshëm turk, Ali Jerlikaja.
Presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino, dhunë jashtë dhe brenda terrenit e ka quajtur të papranueshme.
Tifozët e Trabzonit, nga tribunat hynë në terren dhe fizikisht sulmuan futbollistët e Fenerbahçes.
Mediat raportojnë se së paku dy sulmues kanë pasur sende të mprehta, kurse futbollistët e Fenerit Oseji Samuel Brajt dhe Batshuaj patën përplasje fizike me tifozët.
Pas përshkallëzimit të situatës futbollistët mysafirë u larguan drejt zhveshtores.
Tifozët e Fenerbahçes si heronj I kanë pritur futbollistët pas kthimit nga Trabzoni.
Në pjesën aziatike të Stambollit qindra tifozë kanë dhënë mbështetje për futbollistët e tyre.
Futbollisti, Serdar Dursun, nëpër rrjete sociale, shkroi një mesazh që shkaktoi një sërë reagimesh.
“Gjaku në fanellën time është nderi im, me Fenerbahçen deri në pikën e fundit të gjakut” – shkroi Dursun.
Ndeshja përfundoi 3:2 për Fenerbahçen, kurse gol të bukur nga gjuajtja e lirë shënoi shkupjani Enis Bardhi.
Deri në fund të kampionatit turk kanë mbetur edhe 8 xhiro, kurse Galatasaraji ka 2 pikë më tepër se Fenerbahçe. /tvklan.mk/