Se pse Autobusët e qytetit nuk levizin per qytetaret. Përgjigja është e thjeshtë. Nuk ka naftë.
Nëpër qytet qarkullojnë një numër i vogël i autobusëve të cilët janë të furnizuar me naftë para dy ditëve.
Autobusë në rrugët e kryeqytetit sot pothuajse nuk kishte fare .
Qytetarët që shfrytëzojnë shërbimet e NQP-së mbetën pa transport.
Autobusët që zakonisht qarkullonin nëpër rrugët e Shkupit, sot ishin të reduktuar, ndërsa qytetarët mbetën të revoltuar duke u pamundësuar të shfrytëzonin trafikun publik, ndërsa një pjesë e madhe e nxënësve munguan në bankat shkollore.
Në shumë shkolla të qytetit të shkupi nxënësit në mëngjesin e sotëm ose janë vonuar ose nuk kanë ardhur fare kjo për faktin që transporti publik i qytetit të Shkupit nuk ka funksionuar.
Pranavera Xhaferi-Profesoreshë-ZLM
“Bukvalisht sot u reflektua te mësimi vi unë dy orët e pra klasa e zbrazët presi 5 minuta presi 10 minuta, 15 mendova në moment se ka ndodhur diçka dhe nuk do të vijnë në orën time dhe aty nga ora 7 e 50 minuta dmth 20 minuta vonesë është vjen njëri ulemi me atë punojmë mbas një kohe nga ora 8 më dmth 30 minuta vonesë vjen tjetri edhe më arsyetohet se po vjen nga Saraji. Nxënësit tash kan mbetur në mes neve profesorët u bëjmë shtypje mos të vonoheni a ata nga ana tjetër luftë bëjnë se sit ë vijnë deri në shkollë në këtë kohë për shkak të transportit”, deklaroi profesoresha.
Gjithësesi jo vetëm nxënësit por të gjithë qytetarët që rregullisht shfryrtëzojnë shërbimet e trafikut publik sot ngelën të bllokuar dhe u pamundësua të kryenin punët e tyre të përditshme shkaku i kaosit të shkaktuar nga Ndërmarja Publike JSP . /tvklan.mk