Kaosi me dokumentet personale / VMRO-DPMNE padi penale për ish-Ministrin e Brendshëm Oliver Spasovski

VMRO-DPMNE ka dorëzuar padi penale për ish-Ministrin e Brendshëm, Oliver Spasovski, pasi për dy vite e gjysmë ka lëshuar dokumente personale, për të cilët, sic thonë, ka qenë në njohuri se afati I vlefshmërisë do të përfundojë më herët duke iu shkaktuar dëm material dhjetëra mijëra qytetarëve.

“VMRO-DPMNE sot ka dorëzuar padi penale kundër Oliver Spasovskit, I cili si ish-Ministër i Brendshëm, personalisht është përgjegjës për kaosin me dokumentet personale. Nga 12 shkurti 2019 deri në mesin e vitit 2021 me vetëdije dhe drejtpërdrejtë duke udhëhequr me MPB-në, u ka shkaktuar dëme materiale dhe jomateriale mijëra qytetarëve. Presim që Prokuroria Publike ta pranojë kallëzimin e VMRO-DPMNE-së dhe të hapen hetime për Oliver./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share