Kaos politik në Britani, dorëhiqet ministrja e brendshme

LARGIMI I SUELLA BRAVERMAN PO E BEN EDHE ME TE PASIGURT PUSHTETIN E LIZ TRUSS

Një tjetër dorëheqje në rradhët e minsitrave të Liz Truss është bërë sërish në më pak se një javë. Ministrja e Brendshmë Liz Truss ka dhënë dorëheqjen por mediat raportojnë se ajo mund të jetë përplasur me kryeministren për çështjen e emigracionit të paligjshëm në Britani.

Ministrja e Brendshme e Britanisë dha dorëheqjen duke e bërë edhe më të pasigurt mbijetesën e kryemionistres britanike Liz Truss.

Largimi i Suella Braverman, për shkak të shkeljes së kodit ministror nga ana e saj, do të thotë se Truss tani ka humbur dy nga ministrat e saj më të vjetër në më pak se një javë. Në letrën e dorëheqjes Braverman bën me dije edhe arsyet e largimit nga detyra. Ajo thotë se ka dërguar nga e-maili i saj personal dhe jo zyrtar një draft për migracionin, dhe se këtë email ia dërgoi një kolegu në Parlament, që nuk ishte i autorizuar për ta parë.

Braverman në letrës e saj përmendi edhe situatën politike, duke e konsideruar si të trazuar. “Është e qartë për të gjithë se po kalojmë një kohë të trazuar. Unë kam shqetësime për drejtimin e kësaj qeverie. Jo vetëm që ne kemi thyer premtimet kryesore votuesve tanë, por kam pasur shqetësime serioze për angazhimin e kësaj qeverie” , është shprehur Braverman.

Suella Braverman u zëvendësua nga ish-ministri Grant Shapps i cili pranoi se qeveria po përballet me shumë trazira. Mediat raportojnë se Truss dhe Braverman mund të jenë përplasur për emigracionin. Braverman, e cila kohët e fundit kërkoi që azilkërkuesit të deportoheshin në Ruanda, ka mbrojtur një linjë të ashpër për shifrat e larta të emigrantëve të paligjshëm.

Truss e cila erdhi në pushtet në datën 5 shtator ka luftuar për mbijetesën e saj politike lidhur edhe me minibuxhetin që parashikonte shkurtimin e taksave që tronditi tregjet financiare. Një pjesë e vogël e ligjvënësve kanë bërë thirrje hapur që ajo të largohet dhe të tjerë kanë diskutuar se kush duhet ta zëvendësojë atë.

Dy dorëheqjet e fundit vijnë ndërsa miliona britanikë shqetësohen për rritjen e inflacionit dhe shkurtimet e shpenzimeve publike, me elitën politike që shihet se po bën pak për të lehtësuar këto shqetësime. Truss në fjalimin e saj në paralament iu tha ligjvënësve se i vinte keq për gabimet që kishte bërë, por nuk do të hiqte dorë dhe u zotua që të mbështeste popullin britanik në këto kohë krizash.

GAZETARE: LIVIA KALLFA

PAMJET: REUTERS

Lexo gjithashtu
Total
0
Share