FSSH: RIKTHEHET SISTEMI
Përfaqësuesit e sindikatave të punonjësve shëndetësor edhe sot u priten me dyer të mbyllura tek Fondi për sigurim shëndetësor.
Por kësaj radhe, nëpërmjet sigurimit arritën që ta dorëzojnë letrën me kërkesat e tyre deri tek ky institucion.
Por, derisa fondi po punon që ta kthej sistemin i cili u hakua, filluan protestat e para nga stafi mjekësor. Kësaj radhe vetëm gjysmë ore gjatë pauzës, por nëse nuk zgjidhet problemi, mund të radikalizohen.
”Është krijuar pakënaqësi për shkak se nuk e kemi marrë pagën, e cila duhej të merret me 10 shkurt por është vonuar 10 ditë. Është shkelur edhe afati ligjor prej 5 ditëve. Njerëzit nuk kanë para, kanë kreditë. Kush do ti paguajë kamatat? Kush do ti paguaj faturat?
”Kjo është vetëm paralajmërim. Sot kishte protesta në gerijatri, kemi paralajmërim për në Tetovë, në Shën Erasmo, Negotinë, tani mos ti numëroj të gjitha. E shihni se edhe sindikatat tjera e kanë quar zërin. Kjo është vetëm fillimi, shpresoj se Qeveria do ta kuptoj seriozisht punën për atë që i paguajmë” – tha Marjan Ristevski, kryetar i konfederatës së sindikatave.
Nga Fondi për sigurim shëndetësor kanë paralajmëruar se sot do të zgjidhet problemi dhe rroga do të ketë. Mirëpo, nga sindikata thonë se nuk hedhin poshtë mundësinë që protesta të vazhdojë, për shkak se siç thonë ata, nevojitet zgjidhje afatgjate.
”Ne shpresojmë se do të kemi takim me Kryeministrin, nëse takimi nuk realizohet të gjitha opsionet janë të hapura… Bllokada, protesta, greva. Do të shohim si kryesi, do të sjellim vendim të përbashkët por do të veprojmë, për këtë të jeni të sigurt. Po mund të ketë rrogë, por ja po vjen marsi. Sërish duhet të protestohet? Patjetër të gjejmë një zgjidhje sistematike”
Edhe nga Qendra klinike “Nënë Tereza” thonë se nëse rrogat nuk paguhen sot, do të ketë protestë të mërkurën, pa marrë parasysh se a do të ketë rroga të martën apo jo. /KlanMacedonia/
Përgatiti: Furkan Saliu