AEK fitoi 3-1, tifozët akuzojnë arbitrin
Derbi i Athinës mes Olympiakod dhe AEK ka përfunduar në një kaos total. Forca speciale të policisë kanë përdorur gaz lotsjellës për të larguar tifozët nga fusha.
Është gjithnjë ndeshje delikate mes këtyre dy skuadrave dhe me këtë rast për të evituar çdo pakënaqësi, federate vendase kishte angazhuer arbitrin Italian Davide Massa për të gjykuar ndeshjen. Ky i fundit dhe me ndihmën e VAR akordoi një 11-metërsh për AEK kur rezultati ishte 1-1. Ishte minuta e 82 e takimit dhe AEK kaloi në avantazh. Një minutë pas përfundimit të kohës së rregullt erdhi edhe goli i tretë.
Presidenti i Olympiacos filloi të hedhë topa në fushë në përpjekje për të ndalur ndeshjen, më pas në skenë hyjnë edhe ultrasit në momentin kur arbitri sinjalizoi fundin e ndeshjes. Nisi një luftë e vërtëtë edhe në tribuna ku tifozët godisnin njëri tjetrin me fishëkzjarre.
Dhuna përfshiu edhe ambientet e brendshme të stadiumit ku raportohet se është goditur arbitri italian.
Tv Klan