Kaos ‘Kylian Mbappe’ te PSG

Sulmuesi pret 50 milion Euro, francezët gati denoncimet e Real Madrid në FIFA

Çështja Kylian Mbappe ka shkaktuar kaos te PSG. Sulmuesi mbetet në dyshim për sezonin e ri me kampionët e Francës, pasi ende nuk ka pranuar për të rinovuar kontratën që skadon verën e ardhshme. Për këtë zgjedhje, drejtuesit e kanë lënë larg skuadrës dhe vështirë se mund të jetë në fushë kundër Lorient në javën e parë të kampionatit. Mbappe po stërvitet me grupin e të padëshiruarve në Paris, diçka që tashmë ka sjellë edhe reagimin e 24-vjeçarit. Ai nuk pranon të rinovojë, ndërsa PSG nuk bindet nga ofertat.

Sipas mediave franceze, PSG i ka ofruar një rinovim me klauzolën e shitjes së garantuar në fund të këtij sezoni. Por siç pritej, Mbappe ka vendosur të mos e ushtrojë të drejtën, me synimin që mbetet qëndrimi në Parkun e Princave dhe më pas të largohet si lojtar i lirë. Zgjedhje që paraqet një problem të madh për PSG-në.

Me 1 Shtator, nëse Mbappe nuk shitet, drejtuesit janë të detyruar t’i paguajnë 80 milionë Euro si bonus besnikërie. Kjo duket se është edhe arsyeja kryesore që Mbappe nuk ka pranuar ende për tu larguar, ndërsa PSG po mendon të denoncojë Real Madrid në FIFA, me akuzën se ka kontaktuar dhe arritur një marrëveshje pa autorizim, me një lojtar nën kontratë.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share