Kanë filluar protestat kundër propozimit francez para Qeverisë

Për të dytën ditë radhazi qytetarët po mblidhen para godinës së qeverisë në shenjë proteste kundër propozimit francez që zhbllokon kontestin me Sofjen dhe hap prespektivën evropiane.

Stop bullgarizimit, fashizmit bullgar – vlerave evropiane, janë pjesë e mesazheve të qytetarëve, disa prej të cilave përmbajnë edhe mesazhe fyese për përfaqësuesit që u shprehën pozitivisht për propozimin francez.

Kujtojmë se VMRO-DPMNE përmes një komunikate për media paralajmëroi se  mbështet protestën nacionale “Ultimatum – Jo faleminderit” dhe u bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë masivisht, me zë të lartë dhe me dinjitet në tubimin e sotëm.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share