Buxheti 2023: 250 milionë euro për korridorin 8 dhe 10-D

5.3 MILIARDË EURO BUXHETI SHTETËROR PËR VITIN 2023

Shifrën rekorde prej 5.3 miliardë euro,Qeveria planifikon ta harxhojë vitin e ardhshëm. Plani është që në arkën shtetërore të grumbullohen 700 milionë euro më tepër se sa në vitin 2022.  

Të ardhurat në rritje të buxhetit do të jenë si rezultat i reformës së re tatimore që duhet të nis nga 1 Janari, por autoritetet shpresojnë edhe në pagesën më të mirë të taksave respektivisht të vehet nën kontroll ekonomia gri.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Vitin e ardhshëm, Qeveria duhet të gjejë 1.5 miliardë euro që ta mbulojë deficitin buxhetor që do të jetë 700 milionë euro, por duhet të paguhen edhe borxhet e vjetra.

Për ndërtimin e hekurudhave, gazsjellësit, shkollave, çerdheve për fëmijë, autostradave, qeveria planifikon të harxhojë 800 milionë euro, 200 milionë euro më shumë se sa nga ky vit. Edhe gjatë përpilimit të këtij buxheti ka projeksione optimiste për investime kapitale.

Përmes postimit në Facebook, Zv/Kryeministri I Parë, Artan Grubi, njofton se Buxheti për vitin 2023, mes tjerash, parasheh investime në Komunat shqiptare, por edhe në infrastrukturën rrugore. Sipas Grubit, parashihen 250 milionë euro për Korridorin 8 dhe 10-D, 187 milionë euro për autostradën Shkup – Bllacë, 145 milionë denarë për Bibliotekën dhe Teatrin në Tetovë e të ngjashme.

Ministri I Financave Fatmir Besimi ka siguruar se nuk do të shkurtohen pagat në sektorin public, por nuk do të ketë as edhe punësime të reja.

Edhe pse nuk paralajmërohej, sipas grafikonit të Ministrisë së Financave, vitin e ardhshëm TVSH-ja për rrymën e amvisërive nga 5% do të rritet në 10%.

Rritja ekonomike është projektuar në shifrën modeste prej 2.9%, kurse nga Qeveria shpresojnë se vitin e ardhshëm do të stabilizohen çmimet dhe inflacioni të mos jetë më I lartë se 7.1%. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share