“Kandilat e Bajramit”: Me autobus nëpër Çarshinë e Shkupit

FËMIJËT PARALAJMËRUAN FESTËN E FITËR E BAJRAMIT

Fëmijët sot kishin zgjedhur veshmbathjet më të mira dhe po bëheshin gati për të hypur në autobus. “Kandilat e bajramit” tradicionalisht simbolizojnë ardhjen e festës së madhe Fitër Bajramit, njofton KlanM.

Shoqata “Vizion M” në frymën festive dhe kujdesit ndaj më të vegjëlve, edhe këtë vit organizoi manifestimin tradicional Kandilat e Bajramit.

“Siç është bërë edhe traditë në përfundim të muajit të ramazanit jemi këtu me projektin tradicional Kandilat e Bajramit, edhe këtë vit ky manifestim fillon me autobusin e bajramit i cili me fëmijët do të shkoje në disa rrugë të Çairit, për të përfunduar në Çarshi të Shkupit ku do të kemi edhe një program të shkurtër për fëmijët dhe shpërndarjen e pakove të bajramit” – tha Erduan Dauti, kordinator i OJQ ”Vizion-m”

Para se fëmijët të niseshin drejt Çarshisë së vjetër të Shkupit uruan festën e Fitër Bajramit.

“Urime bajramin”

Organizata Vizion M, sic njofton KlanM, që nga viti 2006 organizon “Kandilat e Bajramit”. Më herët traditë ishte treni nëpër çarshi, por më pas u zëvendësua me autobusët e transportit publik te Shkupit.

Pas arritjes së fëmijëve në Çarshi të Shkupit, nga kjo organizate ishte përgatitur edhe një ekspozite.

Përgatiti: Avni Tahiri

Lexo gjithashtu
Total
0
Share