Kandidati për president të Turqisë, Kılıçdaroglu votoi në Ankara

Kandidati presidencial i Aleancës Kombëtare dhe kryetari i Përgjithshëm i Partisë CHP, Kemal Kılıçdaroglu votoi në Ankara për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Turqi, raporton Anadolu.

Kılıçdaroglu bëri një deklaratë për gazetarët para largimit nga shtëpia e tij në lagjen Çukurambar për të shkuar në shkollën “Arjantin” për të votuar për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

“Do të shihni, do të fitojmë. Kam besim tek vullneti i popullit”, deklaroi Kılıçdaroglu.

Ai bashkë me bashkëshorten e tij Selvi Kılıçdaroglu, kryetarin e Bashkisë së Ankarasë, Mansur Yavash dhe kryetarin e Bashkisë Çankaya, Alper Tashdelen mbërriti për të votuar në shkollën “Arjantin” në lagjen Çukurambar në Ankara. Kılıçdaroglu u mirëprit nga të pranishmit dhe më pas bashkë me bashkëshorten e tij Selvi Kılıçdaroglu votuan në kutinë e votimit me nr. 4221.

“U dërgoj falënderimet e mia të përzemërta të gjithë qytetarëve që shkuan drejt kutive të votimit dhe kanë votuar dhe që kërkojnë të drejtën e votës”, theksoi Kılıçdaroglu.

Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të mbajtura më 14 maj, Erdogan fitoi 49,5 për qind të votave dhe lideri i opozitës turke, Kemal Kılıçdaroglu, 44,89 për qind të votave.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share