Kandidatët Presidencial shtojnë aktivitetet nëpër rrjetet sociale?!

ZGJEDHJET PRESIDENCIALE

“Do të nis një iniciativë, që secili bartës i funksionit publik, pas zgjedhjeve të ardhshme, të ketë certifikim ndërkombëtar nga një bord, i përbërë nga NATO, SHBA dhe BE”. Ky ka qenë një ndër mesazhet e Kandidatit Presidencial të BDI-së, Bujar Osmani, në 24 orët e fundit nëpër rrjetet sociale.

Por, jo vetëm kaq! Në profilin e tij në Facebook vërehen edhe aktivitete tjera. Shpërndarje të linkut të një emisioni debativ, paralajmërimi për podcastin e radhës në “Informale” por edhe oferta që qytetarët të bëjnë pyetje rreth kandidaturës së tij.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Presidenti është post, mbipartiak. President I të gjithëve dhe sot kam vendosur të përgjigjem në pyetjet e secilit prej jush” – shkruan Bujar Osmani.

Nga ana tjetër, kandidati presidencial i opozitës shqiptare, Arben Taravari, nëpër rrjetet sociale ka shpërndarë fotografi të një takimi në Gostivar, pas iftarit të përbashkët me krerët e koalicionit VLEN dhe dy deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nga Kosova, Avni Deharin dhe Mefail Bajçinovcin.

Taravari në profilin e tij në Facebook gjithashtu ka shpërndarë edhe linqe të pjesëmarrjes së tij nëpër emisione në televizionet e Shqipërisë.

Aktiv nëpër rrjetet sociale është edhe Presidenti aktual dhe kandidati i LSDM-së, Stevo Pendarovski. Ai ka publikuar pamje gjatë një takimi me 74-vjecaren Mira Simonovski nga Dellçeva e cila kishte arritur të ngjitet në majën Uhuru në Kilimanxharo në lartësi mbidetare 5.895 metra.

Përvec takimeve me nxënësit me dëgjim të dëmtuar, Pendarovski ka shpërndarë edhe një video të pjesëmarrjes së tij në darkën e iftarit në shtëpinë e Familjes Ramadani.

“Këto nuk janë ditë vetëm për agjërim dhe lutje, por edhe ditë kur duhet të tregojmë respekt dhe kujdes për traditat e ndryshme fetare” – shkruan Pendarovski në Facebook.

“Sa më shumë varfëri shpirtërore, aq më tepër nevojë për fuqi”. Kështu thuhet në videon e publikuar nga kandidatja presidenciale e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska – Davkova.

“Së shpejti do të hapërojmë në epokën e re maqedonase; pa ju kjo temë nuk do të ketë sukses” – shkruan Davkova në Facebook duke I dërguar mesazh pushtetit se “Tezat për Lindje apo Perëndim” paraqesin huti nga e cila nuk mund të dalin, logjike për disa që nuk e kanë realizuar dhe premtuar dhe që mendojnë se Evropa është cështje retorike” – shkruan Davkova nëpër rrjetet sociale duke postuar edhe video tjetër me mbishkrimin “Arsimi duhet të krijojë masë kritike, e jo të dëgjueshëm”. /tvklan.mk/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share