Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka bërë një deklaratë të fuqishme për të siguruar qytetarët se Gjermania nuk do të angazhohet në luftën në Ukrainë, ndërsa vazhdon të mbështesë Kievin në përballjen me forcave ruse.
“Po, unë e jap atë garanci. Kjo është ajo që unë mbroj si kancelar”, theksoi ai.
Megjithatë, presidenti rus Vladimir Putin ka kohë që e ka konsideruar Gjermaninë dhe aleancën ushtarake perëndimore NATO-n si një palë ndërluftuese.
Scholz hodhi poshtë idenë e një armëpushimi në Ukrainë me kushtet ruse.
“Për mendimin tim, një armëpushim që përfshin dorëzimin e Ukrainës është diçka që ne, si Gjermani, nuk duhet ta mbështesim kurrë”, theksoi ai.
Kancelari tha se kjo nuk është një çështje abstrakte, “siç mund të shihet nga kjo ofertë e çuditshme paqeje nga Putin”.
“Kjo tregon se Putini nuk ka ndërmend t’i japë fund luftës”, shtoi Scholz.