Kanada: Të paktën gjashtë të vdekur, stuhia shkaktoi përplasjen e 21 veturave

Të paktën gjashtë persona mbetën të vdekur dhe disa të tjerë u lënduan në Montanën jugore pas përplasjes së disa veturave gjatë një stuhie ere që ngriti pluhur dhe shkaktoi pothuajse errësirë.

Njëzetenjë automjete u përplasën ndërsa shefi i policisë në Montana, Jay Nelson tha se autoritetet besojnë se moti ishte shkaku.“Duket sikur kishte erëra të forta, duke shkaktuar një stuhi pluhuri me dukshmëri zero”, tha ai, raporton nyt.

Ndërsa patrulla e autostradës nuk kishte një numër të saktë të numrit të lëndimeve, Nelson tha se ambulanca shtesë duhej të thirreshin nga Billings. Guvernatori Greg Gianforte tha të premten se ishte “thellësisht i pikëlluar nga lajmi i një aksidenti masiv me viktima pranë Hardinit”.“Ju lutem bashkohuni me mua në lutje për të ngritur lart viktimat dhe të dashurit e tyre”, tha ai duke shtuar se “ne u jemi mirënjohës reaguesve tanë të parë për shërbimin e tyre”.

Ndryshe, përplasja e veturave mbylli trafikun në “Interstate 90” ndërsa patrullat e autostradës kanë nisur tashmë hetimet rreth aksidenteve.

https://twitter.com/IntelPointAlert/status/1548130319307395073

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share