Kampusi i UNT-së në Shkup, Mexhiti: Pasi të merret leja nis faza e punimeve, ndërtimi do të zgjasë shumë vite!

Qeveria me vendimine djeshem ka vendosur te ndaj mjetet per ndertimin e kompleksit universitar Nene Tereza ne Shkup por nuk është saktësuar se nga buxheti i cilit vit do të jepen mjetet.

Nuk dihet ende as koha kur do të fillojnë puninet pasi nevojitet paraprakisht të sigurohet leja e ndërtimit nga Ministria e Transportit për kampusin universitar, Nënë Tereza.

Nga VLEN e cilësojnë kete si investim historik dhe shtojnë se ky vendim, i përkrahur fuqimisht nga e gjithë Qeveria, shënon një pikë kthese të rëndësishme për të rinjtë dhe për të ardhmen e shqiptarëve.

I pyetur nga Klan Maqedoni, zëvendëskryeministri Mexhiti tha se pasi të merret leja, do të caktohet edhe fazat e punimeve.

Foli edhe për mjetet, 34.5 milion eurot e nevojshme për këtë kampus.

Këtë investim e paralajmëroi vet Mexhiti ditën e djeshme.

Nga VLEN thonë se do të vazhdojnë të punojnë me përkushtim për të sjellë projekte që pasurojnë arsimin dhe forcojnë themelet e një té ardhme të sukseshme në vendin tonë. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share