Qindra kamionë që transportonin furnizime jetike janë drejtuar drejt kalimit të vetëm në Gaza që nuk kontrollohet nga Izraeli, kanë thënë zyrtarët e ndihmës.
“Nuk na është thënë se në cilën orë do të kalojmë, por na kërkuan të niseshim për në Rafah”, tha një zyrtar i Gjysmëhënës së Kuqe egjiptiane, duke kërkuar të mos identifikohej.
Të gjitha kalimet në Gaza mbeten të mbyllura, përfshirë Rafahun, dhe kamionët janë grumbulluar në anën egjiptiane prej ditësh, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.
Nga ana tjetër, turma palestinezësh me pasaporta të huaja presin të largohen.