Kamera trupore për futbollistët e Premier League

Pajisja do të përdoret para fillimit të ndeshjes

Ndeshja Wolverhampton-Tottenham, e planifikuar për tu luajtur këtë të shtunë, do të hyjë në historinë e Premier League.

Për herë të parë lojtarët e të dy skuadrave do të mbajnë kamera trupore. Pajisja do të përdoret vetëm për kohën e nxemjes para ndeshjes.

Testimet po kryhen thuajse prej një viti në seanca stërvitore dhe klube të ndryshme në botë.

Në Shtetet e Bashkuara një pajisje e tillë është vendosur edhe në trupin e arbitrit kryesor të ndeshjes ndërsa këtë të shtunë do të jetë përdorimi i tyre për herë të parë në një sfidë të Premier League duke u ofruar shikuesve një perspektivë unike dhe emocione të veçanta për një ndeshje futbolli.

Është pajisje izraelite që bashkon teknologjinë video me inteligjencën artificiale e vendosur në një jelek tejet të lehtë që përmban edhe GPS dhe që do të pozicionohet në kraharorin e futbollistëve.

Kamera ka një objektiv që nuk thyhet dhe është aq e lehtë sa që shfaqet si e padukshme. Pamjet që ajo ofron ngarkohen në kohë reale me anë të softuerit duke e bërë atë menjëherë të aksesueshëm për transmetuesit.

Ky është vetëm fillimi. Nuk do të jetë e largët koha kur kjo pajisje të përdoret edhe në ndeshje.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share