Gati një muaj nga vdekja e legjendës së muzikës Tina Turner zëvendëspresidentja amerikane Kamala Harris ka nderuar “Mbretëreshën e Rock&Rollit”.
Në një intervistë për revistën e njohur “Rolling Stone” ajo shpjegon se është rritur me këngët e saj.
Për Harris, muzika e Turner fliste një gjuhë universale, një gjuhë që ajo dhe miliona të tjerë mund ta kuptonin dhe të identifikoheshin me të.
Harris theksoi gjithashtu se këngëtarja frymëzoi shumë persona t’ja dilnin para pengesave si seksizmi, racizmi dhe dhuna në familje.
Turner ndërroi jetë në moshën 83-vjeçare më 24 Maj të këtij viti. Këngëtarja e lindur në SHBA ishte një nga më të pëlqyerat e publikut, e njohur për praninë e saj në skenë dhe një varg hitesh duke përfshirë The Best, Proud Mary, Private Dancer dhe Whats Love Got To Do With it.
Turner do të mbahet mend për performancat e saj shpërthyese dhe energjike në skenë, por edhe vokalin e fuqishëm.
Klan News