“Kam takuar personalisht Ronaldon”, gazetari shqiptar, Faton Zylbehari rrëfen karakterin e lojtarit

Gazetari i njohur sportiv, Faton Zylbehari e cilëson si lojtar me ego të jashtëzakonshme portugezin Cristiano Ronaldo, të cilin Zylbehari edhe e ka takuar personalisht. Zylbehari ka kritikuar shumë sjelljen e  Ronaldos me ekipin e Mançesterit, por edhe me kombëtaren portugeze. Sipas tij, Ronaldo,  kërkon vëmendje dhe kjo e bën që të mos e kontrollojë as egon e tij.

“E kam takuar personalisht. Është njeri me një ego të jashtëzakonshme, por nuk e kam pritur që mos kontrollohet deri në këtë nivel. Nëse Messi është talent, diçka që Zoti e ka futur, e ka inkuadruar te ky njeri, puna është ajo që e dallon Ronaldon. Ajo që po bën Ronaldo, po t’ja shohësh fizikun në moshën 38 vjeçare është e jashtëzakonshme… Impakti i tij në ekip është i jashtëzakonshëm. Është njeri që ka fituar gjithçka përveç Kupës së Botës dhe ai është i rëndësishëm, por kam përshtpjen se këta djemtë e rinj që po dalin edhe dinë t’ia kthejnë, nuk i binden”, ka deklaruar, Zylbehari në MundoKlan./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share