“Kam agjëruar që 15 vjeç”, gazetari rrëfen lidhjen e fortë me besimin islam

Besimtarët myslimanë kanë nisur tashmë agjërimin përgjatë muajit të shenjtë të Ramazanit. Secili prej tyre forcon përgjatë kësaj periudhe lidhjen dhe dedikimin me Zotin. Gazetari i Klan News, Besar Bajraktaraj, i ftuar në panelin e “Shije Shtëpie” në Tv Klan ndan historinë e tij të besimit në fenë islame dhe dëshirën për të agjëruar e respektuar traditat religjioze që në një moshë të hershme.

Besar Bajraktaraj: 15 vjeç nuk e kam ndërprerë, praktikisht unë e kam nisur më herët por e kam nisur gradualisht duke agjëruar një orë, dy orë apo disa orë gjatë ditës, pastaj ndoshta një ditë, dy ditë apo natën e Kadrit derisa kam arritur në një moshë që e kam gjykuar, vlerësuar që dua ta mbaj dhe e kam bindur veten që mund ta mbaj gjithë muajin.

Në fakt agjërimin unë e kam nisur duke u inspiruar nga familja pasi vij nga një familje me tradita fetare dhe sigurisht që shembullin e kam marrë tek ata, por nuk jam imponuar asnjëherë që të agjëroj me detyrim apo të mbaj të gjitha ritet fetare.

Në fakt agjërimi nuk është vetëm mos të hash ushqimin apo mos të pish, por është edhe shpirtërore dhe mendore, pra ndahet në tre shkallë. Shkalla e parë është shmangia e ushqimit për një kohë të caktuar, pastaj shkalla e dytë e agjërimit është mendja, të agjërosh me mendje, të largosh mendimet e këqija, mendimet që ke për njerëzit etj, pra praktikisht të bëhesh një njeri më i mirë me të tjerët dhe me veten dhe shkalla e tretë është shkalla e zemrës, e shpirtit. Ti plotësohesh shpirtërisht dhe ndien energji që gjatë gjithë vitit ti nuk i merr./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share