Kaloi në fazën tjetër të Botërorit, futbollisti ia dedikon arritjen vjehrrës

Teksa të gjithë festonin në kampin australian për kalimin në 1 të 16 në Kupën e Botës, për një lojtar të tyrin kishte zi. Bailey Wright, mbrojtësi australian që luan për Southampton deklaroi se vjehrra i kishte ndërruar jetë.

Wright u tha gazetarëve australiane se ishte i shqetësuar për shëndetin e vjehrrës pasi pas ndeshjes me Danimarkën kishte marrë një mesazh nga bashkëshortja.

Mediat raportuan se vjehrra e Wright kishte ndërruar jetë dhe mbrojtësi nuk mund të dilte në konferencë për mediat. Të mërkurën pas ndeshjes, Wright ia dedikoi arritjen vjehrrës.

“Sapo më erdhi një mesazh nga bashkëshortja. Dua t’ia dedikoj këtë (kualifikimin) asaj dhe mamasë së saj. Dua të tregohem i sinqertë, nuk e di nëse ajo është ende mes nesh. Për ta ka qenë një periudhë shumë e vështirë. Arrita që të jem këtu, të jetoj një nga ëndrrat e mia dhe ia dedikoj këtë Tammy-t”, tha ai.

Wright tha se nuk kishte folur me shokët e tij të skuadrës për situatën në shtëpi. “Askush nuk e di. Është diçka që e kam mbajtur për vete”, është shprehur ai.

Australia do të përballet me Argjentinën për ndeshjen e 1 të 16./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share