Tridhjetë e shtatë vjeçari L.B. nga Shkupi dyshohet se ka kryer veprën penale “pjesëmarrje në formacione të huaja ushtarake, policore, paraushtarake apo parapolicore”. Ndaj tij ka bërë kallëzim penal Departamenti për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe të Rënda në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB).
Në periudhën nga shtatori 2023, i regjistruari dhe tashmë i ndjeri T.Sh., përmes aplikacionit “Telegram”, ka aplikuar në një konkurs të hapur për pjesëmarrje në ushtrinë ruse për një tarifë mujore prej 3000 euro, njofton MPB.
“Pas sigurimit të vizës së udhëtimit, të dy u nisën për në Rusi, ku më 23 shtator 2024, nënshkruan një marrëveshje me Ministrinë e Punëve të Brendshme të Republikës Popullore të Donetskut për të shërbyer në njësitë e tyre ushtarake, paraushtarake dhe parapolicore, duke marrë pjesë në konflikti ushtarak midis Federatës Ruse dhe Ukrainës. Kallëzim penal për një shtetas maqedonas i cili ka shkuar në Moskë për t’u bashkuar me ushtrinë ruse për 3000 euro. Më 9 dhjetor të këtij viti, në banesën e tij u krye kontrolli, gjatë të cilit iu gjet dhe u konfiskua një kompjuter, celularë, veshje taktike, dokumente në gjuhën ruse në emër të tij dhe sende të tjera”, thuhet në njoftim.
Nga gjyqtari i procedurës paraprake të pandehurit i është caktuar masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 30 ditësh.