ASH: Rrëmbimi policëve të Kosovës, akt luftënxitës i Serbisë

Aleanca për Shqiptarët është shprehur se dënon ashpër rrëmbimin brenda territorit të Republikës së Kosovës të tre pjesëtarëve të policisë së Kosovës nga ana e forcave speciale serbe, përcjell KlanM.

“Ky akt luftënxitës është shkelje e rëndë e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës. Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të efektivëve policorë dhe i bëjme thirje faktorit ndërkombëtar t’i bëjë presion Qeverisë së Serbisë në këtë drejtim”, thuhet në reagimin e ASH-së.

Nga kjo parti, thonë se nkurajojmë palët që të rikthehen në tavolinën e bisedimeve, duke kontribuar në normalizimin e plotë të situatës në Veriun e Kosovës dhe zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja dhe të përkrahur nga SHBA./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share