Kallëzim penal ndaj një shtetasi turk, kapet me dokumente të falsifikuara në RMV

Një shtetas i Turqisë është kapur me dokumente të falsifikuara gjatë hyrjes në RMV.

“Qendra Rajonale Lindore për Çështje Kufitare ka ngritur kallëzim penal kundër M.A.(59), shtetas i Republikës së Turqisë, për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për veprën penale “falsifikim i dokumenteve””.

“Më datë 01.07.2024, në vendkalimin kufitar “Deve Bair”, gjatë hyrjes në RMV, kërkuesi ka paraqitur kartë të gjelbër të sigurimit ndërkombëtar të falsifikuar për kamion me rimorkio, të lëshuar nga Republika e Turqisë”, thonë nga MPB.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share