Ministria për Punë të Brendshme njofton se në bashkëpunim me Njësitin për Kriminalitet Ekonomik dhe Kompjuterik pranë SPB Shkup parashtroi kallëzim penal kundër F.B. (54) nga Shkupi, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “evazion fiskal.” I denoncuari, gjatë viti 2021 në llogarinë e tij të transaksionit ka pranuar 9.714.945 denarë, por nuk i ka paraqitur dhe nuk ka paguar tatim në shumë 10% nga shuma e përgjithshme, përkatësisht F.B. nuk ka parashtruar deklarartë vjetore tatimore obligative deri te DAP-i dhe nuk ka paguar tatim në shumë prej 971.494 denarë dhe për këtë shumë e ka dëmtuar Buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut./KlanMacedonia/
Lexo gjithashtu
PDE: Krimi dhe korrupsioni prezent në çdo sferë të shoqërisë – skandali në Onkologji duhet të nxjerr para drejtësisë personat e involvuar
Partia Demokratike Evropiane e Arijanit Hoxhës ka reaguar për rastin në Spitalin Klinik të Onkologjisë në Shkup, duke…
03.09.23 10:59
Standardi i ulët i qytetarëve i zbeh festat e fundvitit
Qytetarët: Rritja e çmimeve nuk ua lejon pushimet dimërore Në prag të ndërrimit të viteve, qytetarët thonë se…
17.12.23 16:03
Shkëmbim zjarri në Batincë/ Regjistrohet një viktimë dhe një i plagosur
“Ndodhemi në fshatin Batincë të Shkupit nga ku sot në orët e herëshme të mengjesit ka ndodhur një…
01.07.24 13:40