Njësiti për krim ekonomik dhe kompjuterik në SPB Shkup ka paraqitur kallëzim penal kundër personit M.K.(47) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të dyshimit të arsyeshëm për “keqpërdorim të pozitës dhe autorizimeve zyrtare” dhe “falsifikim të dokumentit zyrtar” dhe kundër personit N. M. (24) nga Republika Federale e Gjermanisë për shkak të ekzistimit të dyshimit të arsyeshëm për kryerjen e veprave penale “keqpërdorim i pozitës dhe autorzimeve zyrtare” dhe “përdorim i dokumentit me përmbajtje të rreme”.
I padituri i parë, punëtor në Drejtorinë për udhëheqjen e librave amë , Njësia rajonale për çështje të regjistrimit Shkup, të paditurës së dytë i ka lëshuar çertifikatën e lindjes për vajzën e saj të mitur dhe në të ka shënuar numrin amë të rrejshëm dhe vendlindjen.
Ajo e përdori këtë çertifikatë bashkangjitur kërkesës për lëshimin e pasaportës për vajzën e saj të mitur të dorëzuar në Ambasadën RMV-së në Bon, Republika Federale e Gjermanisë.