Ministria e Punëve të Brendshme njoftonë se më datën 22.07.2022 nëpunës polcorë të Deparatmentit të Policisë Kriminalistike, Sektori për Kriminalitet t Përgjithshëm dhe të Dhunshëm në koordinim dhe bashkëpunim me SPB-DPK Kumanovë, SPB Shkup, NJPB Aerodrom dhe Draçevë dhe NJPB Çair, pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve e kanë zbardhur rastin “plaçkitje” e kryer më datën 23.02.2022 në Kumanovë, gjatë të cilës një personi i janë marrë 3.745.000 denarë në valuta të ndryshme, kurse SPB Kumanovë kundër tre personave ka parashtruar kallëzim penal sipas nenit 237 të Kodit Penal.
Në të vërtetë, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “plaçkitje” deri te PTHP Kumanovë është parashtruar kallëzim penal kundër M.R.(25), S.R.(28) dhe SH.R. (19) të gjithë nga f. Studeniçan-Shkup. Gjatë aktiviteteve të ndërmarra nga ana e nëpunësve policorë janë kryer bastisje në katër lokacione në shtëpitë e tre personave, gjatë së cilave janë gjetur dhe sekuestruar sende të cilat kanë lidhje me veprën penale. Nga ana e Gjykatësit në procedurë paraprake të Gjykatës Themelore Kumanovë personave të denoncuar iu është përcaktuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve./KLanMacedonia/
Lexo gjithashtu
Shënohet 24 maji – Dita e Vëllezërve Kirili dhe Metodi
24 maji është dita kushtuar Shën Kirilit dhe Metodit, të cilët njihen si iluministë, krijues të alfabetit dhe…
24.05.24 09:30
Vrasja në “Samoilova” në Shkup – Prokuroria nis hetimet ndaj 31 vjeçarit nga Shkupi
Hetime për ndihmë në vrasjen e para disa muajve në rrugën “Samoilova” në Shkup, ka shpallur sot Prokuroria…
08.08.23 17:58
Fillon sezoni i vjeljes së mollëve
ISMAILI: SIVJET SASIA E MOLLËVE ËSHTË PËRGJYSMUAR Ka filluar sezoni i vjeljes së mollave. Për kundër sasisës së madhe të këtij produkti,…
11.09.22 17:00