Kallajxhiev: Grubi nuk ka mund të ndalohet në kufi pa urdhër të Gjykatës, stop listat janë anti kushtetuese dhe anti ligjore

Profesori universitar dhe ekspert i së drejtës penale, Gordan Kalagjiev, në një bisedë për TV Klan Maqedoni thotë se nuk ka pasur asnjë mundësi ligjore për të arrestuar ish-zëvvndëskryeministrin Artan Grubi pa një vendim të gjykatës, në momentin kur Grubi kalëshuar vendin gjatë ditës së nshtunë.

Kalajgjjiev thekson se, sipas ligjit për procedurën penale, policia ka të drejtë të arrestojë vetëm nëse ka një gjendje urgjente, ku veprimi i menjëhershëm është i domosdoshëm për parandalimin e një rreziku të mundshëm. Ky rrezik mund të ekzistojë vetëm kur krimi është i freskët dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme. Në rastin e Grubit, Kalajgjiev thotë  nuk ishte situata, pasi nuk ka pasur krime të reja të cilat kërkonin një veprim të menjëhershëm nga autoritetet.

Për Grubin kur ka kaluar kufirin nuk ka pasur asnjë masë dhe urdhër arresti! Përndryshe, policia mund të arrestojë pa urdhër gjykate vetëm nëse ka një gjendje urgjente (rreziku vonese) kur nuk ka pasur kohë për t’iu drejtuar gjykatës! Këtu bëhet fjalë për krime që janë të freskëta, e jo për krime për të cilat policia kishte vite që kërkonte vendim gjyqësor!, thotë profesori universitar Gordan Kallajgjiev.

Për më tepër, shton se, masat e policisë, si për shembull “stop lista”, janë në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin për procedurën penale, që garanton të drejtat e individëve dhe përcakton mënyrën se si duhet të veprojnë autoritetet në raste të tilla. Kallajjgjiev përsërit se në rastin konkret, nuk ka pasur asnjë urgjencë që do të mund të justifikonte arrestimin e Grubit, dhe si pasojë, ky veprim është i papranueshëm nga pikëpamja ligjore. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share