Kaevski: LSDM-ja me propozim për ndryshime ligjore me të cilat pritet të vazhdohet vlefshmëria e patentë shoferëve

LSDM-ja do të paraqesë propozim për ndryshime ligjore me të cilat pritet të vazhdohet vlefshmëria e patentë shoferëve, lejeve të qarkullimit dhe policave të sigurimit. Sipas Kaevskit me këto ndryshime qytetarët mund të vazhdojnë t’i përdorin në territorin e RMV-së.

”Grupi parlamentar i LSDM-së do të paraqesë propozim për ndryshime ligjore me të cilat do të vazhdohet vlefshmëria e patentë shoferëve, lejeve të komunikacionit, policave të sigurimit dhe librave të komunikacionit. Me ndryshimet në ligj, qytetarët mund të vazhdojnë t’i përdorin ato në territorin e shtetit. Ndërkohë, qytetarët nuk duhet të dënohen, askush nuk duhet të dënohet për pjesëmarrje në trafik. Kjo është një zgjidhje e përshtatshme, lejet e drejtimit janë për përdorim shtëpiak dhe duhet të mbeten të vlefshme. Për këto vendime ligjore presim mbështetje nga të gjitha grupet parlamentare në Kuvendin e Maqedonisë.

Në vend që të përhapet paniku te qytetarët dhe të krijohet kaos shtesë me sjelljet e papërgjegjshme të ministrave të DPMNE-së në Qeverinë teknike, të gjitha partitë politike duhet ta mbështesin këtë propozim” – tha Darko Kaevski, zëdhëns i LSDM-së. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share