Kacarska për moszgjedhjen e Gjykatësve: Deputetët të papërgjegjshëm ndaj obligimeve

“SHPRESOJ QË ËSHTË RRITUR BESIMI I QYTETARËVE NË GJYKATËN KUSHTETUESE”

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Dobrilla Kacarska i ka quajtur të papërgjegjshëm deputetët e Maqedonisë së Veriut, për shkak të mos përmbushjes së obligimit kushtetues për zgjedhjen e gjykatësve kushtetues. Kacarska në konferencën e fundvitit, ka thënë se, tema me mos zgjedhjen e gjykatësve është ende problem serioz në këtë institucion por edhe njollë për imazhin e shtetit. Ajo tha se, edhe pse u zgjodhën dy gjykatës në fund tetorit, një gjykatë u pensionua në dhjetor, që do të thotë se në këtë moment, mungon një e treta e numrit të përgjithshëm të paraparë në Gjykatën Kushtetuese.

“Si pasojë e kësaj përsëritet rezultati i padëshiruar. Përballemi me situatë që të ngelen lëndë që nuk marrin shumicë votash, si rrjedhojë e kësaj Gjykata Kushtetuese nuk mund ta realizojë në tërësi rolin e saj. Në momentin nuk është vendosur për 24 lëndë, pikërisht për shkak të mosmarrjes së shumicës së votave, por ka edhe lëndë me rëndësi thelbësore për qytetarët dhe për shtetin, për të cilat është esenciale diskutimi i të gjithë nëntë gjykatësve, me çka do të kontribuohet drejt miratimit të vendimeve më cilësore” – tha Dobrilla Kacarska, kryetare e Gjykatës Kushtetuese.

Sa i përket hulumtimeve të fundit për besimin e ulët në sistemin gjyqësor, Kacarska theksoi se kjo nuk ka të bëjë me Gjykatën Kushtetuese.

“Unë shpresoj që, besimi i qytetarëve në Gjykatën Kushtetuese është rritur. Me të vërtetë besoj në atë sepse, dëshmuan se edhe kur jemi në përbërje jo të plotë, përkatësisht kur ishim vetëm pesë gjykatës, ne kemi mbajtur më shumë seanca, ndërsa përpos kësaj ndodhë gjithnjë e më shpesh të shfuqizojmë dispozita të ligjeve dhe tashmë do t’i jepet një trajtim më i ndryshëm kërkesave për mbrojtje të lirive dhe të drejtave” – tha Dobrilla Kacarska, kryetare e Gjykatës Kushtetuese.

Numri një i kushtetueses tha se, edhe përskaj asaj që nëntë muaj të plota kanë funksionuar me përbërje jo të plotë, kjo nuk është reflektuar në produktivitetin e gjykatës. Përkundrazi, siç theksoi Kacarska, kjo përbërje, arriti që për herë të parë nga themelimi i Gjykatës Kushtetuese, të miratojë dy dokumente shumë të rëndësishme strategjike – programin për punë dhe planin strategjik i cili do të realizohet në tre vitet e ardhshme dhe do të përmbajë udhëzimet bazike që do t’i ndjekë Gjykata Kushtetuese. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Teuta Buçi

Lexo gjithashtu
Total
0
Share