Kacarska: 2023-ta vit i suksesshëm. Numër rekord të seancave

“KA NEVOJË REALE PËR VENDOSJEN E ANKESËS KUSHTETUESE”

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Dobrilla Kacarska e ka cilësuar vitin 2023 si të suksesshëm për këtë gjykatë. Ajo tha se edhe përkrah përbërjes të pakompletuar të gjykatës dhe vështirësive në kompletimin e përbërjes, kanë arritur të mbajnë numër rekord të seancave, që sipas saj, nuk ka ndodhur në 22 vitet e fundit, përcjell KlanM.  Ndërkaq, ajo shtoi se kjo gjykatë po ashtu, ka pranuar 210 iniciativa që sipas saj, tejkalon mesataren e 5 viteve të fundit, ndërsa pjesa më e madhe e tyre kanë qenë nga qytetarët.

“Ky numër prej 210 iniciativave të reja dhe 7 kërkesa të tjera për mbrojtje të lirive dhe të drejtave është vektori që na sjell neve informacion se, qytetarët janë gjithnjë e më shumë të informuar për Gjykatën Kushtetuese dhe po vetëdijesohen për rolin dhe rëndësinë e tyre në rendin tonë juridik. Numri më i madh i iniciativave apo rreth 60 përqind kanë arritur pikërisht nga qytetarë nga gjithë shtet, apo më saktësisht, kemi pranuar 127 iniciativa nga qytetarët”, tha Dobrilla Kacarska.

Ajo theksoi se, njëra ndër konkluzionet e këtij viti është vendosja e ankesës kushtetuese. Ajo i bëri thirrje politikanëve dhe partive politike t’u mundësojnë qytetarët t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për të gjitha të drejtat e tyre, në vend që drejtësinë ta kërkojnë në Strasburg.

“Qytetarët do t’i njohin zotimet, sepse ankesa kushtetuese do të thotë që të gjithë duhet të gëzojnë të gjitha të drejtat kushtetuese dhe të kërkojnë mbrojtje në Gjykatën Kushtetuese kur është bërë shkelje, pavarësisht nga përkatësia politike, etnike apo çfarëdo përkatësie tjetër. Morëm mbështetje nga kryetari i shtetit Stevo Pendarovski ndërsa ministri i Drejtësisë Krenar Loga përmes mediave deklaroi se e përkrah idenë e ankesës kushtetuese”, tha Kacarska.

Në lidhje me këtë instrument juridik, Kacarska tha se kanë marrë edhe mbështetje ndërkombëtare, ndërsa pret që edhe aktorët e tjerë në vend të kenë qasje serioze për vendosjen e ankesës kushtetuese./KlanMacedonia   

Lexo gjithashtu
Total
0
Share